EKSKLUZIVE/ “Gjyqtari Alla na shante, tha se do fitonte Elbasani”, rrëfimi tronditës i lojtarit të Devollit: Drejtuesit pijnë raki kur… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 20:37

EKSKLUZIVE/ “Gjyqtari Alla na shante, tha se do fitonte Elbasani”, rrëfimi tronditës i lojtarit të Devollit: Drejtuesit pijnë raki kur… (E PLOTË)

Pas ndeshjes me Elbasanin, ku Devolli humbi 1-2, mesfushori Sadik Çela ka mbyllur gjithçka me ekipin bilishtar dhe është larguar drejt Greqisë, ku jeton familja e tij. Ai ka shpërthyer ndaj arbitrit të ndeshjes së fundit, Laver Alla, si dhe njerëzve që drejtojnë futbollin në vendin tonë, duke thënë se për futbollistët nuk ka asnjë lloj respekti.

Sadik Cela Devolli

ALLA

“Po, kam ikur nga Devolli. Nuk ka arsye pse të vazhdosh në këtë lloj futbolli. Ndeshjet nuk vendosen në fushë, por nga të tjerë. Arbitrat bëjnë çfarë të duan, çfarë urdhri kanë marrë, kështu që kot që diskutojmë, është shumë e qartë që mundi ynë shkon kot.

Futbollistët janë kot, sa për të thënë: hajde futuni në fushë, por dihet si do të dalë loja, e dinë arbitrat. Ne thjesht sa acarojmë nervat. Na erdhi edhe Alla në ndeshjen e fundit dhe na shante para syve, na thoshte kokërr by******. I thamë si flet kështu, ti je arbitër?

Nuk më intereson fare na thoshte. E shava edhe unë nga nervat, i thashë të më nxirrte me të kuq, por nuk ma jepte. Nuk je kaq trim sa të të jap të kuq, më tha. Na thoshte se kot që lodheshim në fushë, sepse do të fitonte Elbasani. Ja, këto ndodhin në futbollin shqiptar”, tregon fillimisht mesfushori 21-vjeçar në kontratë me Bylisin, por që ishte huazuar te Devolli.Laver Alla

DEMASKIMI I DREJTUESVE

Më tej Çela rrëfen gjithë “bukuritë” e futbollit shqiptar në pjesën e padukshme të tij. Ai thotë atë që të tjerët kanë frikë ta thonë, sepse nuk duan të prishen me drejtuesit e klubeve. “Mund të ketë lojtari gabime, asnjë nuk është i pafajshëm, por kur të gjithë janë dakord të bëjnë diçka të mirë me një ekip, stërviten dhe impenjohen, sepse ato 5 gjëra janë në futboll, por këtu trajtohesh si mos më keq. Presidentët në përgjithësi kanë shumë gjëra që nuk shkojnë.

E para është puna e rrogave. Na hodhën rrogën në kohën e karantinës dhe na thanë: të na e dini për nder, se ekipet e tjera nuk e kanë dhënë. Ky është detyrim i tyre, çfarë nderi…? Jam habitur, ç’të them tani… Pastaj janë edhe këta njerëzit e politikës, që të bëjnë si mjeshtër, nuk të respektojnë fare. Nuk të japin bukë, por pilaf, mund të luash futboll me pilaf? Kur kam nevojë për 100 gramë mish, ti më jep pilaf. Kur i heq partia, rrinë si legena luajnë murlan dhe pinë raki, presin që të vijë partia prapë. Me trajnerin nuk kam asgjë, të tjerët rrinë kot dhe paguhen kot.Devolli-Pogradeci ndeshja

Janë 20 veta në grupin e stafit dhe vetëm trajneri i parë punon, përgjegjësitë i merr ai, të tjerët marrin rrogën dhe të kërkojnë llogari. Ka një kontratë, që më shumë është llaf burrash, se kush pyet në Shqipëri për kontratë. Kur ti nuk e mban fjalën, atëherë nuk kam pse të rri. Qëndruam për njëritjetrin, për trajnerin, të bënim diçka të mirë, por është kot me këtë futboll, ku vendosin të tjerët. Më mirë të punosh kamerier diku, sepse mund të paguhesh më mirë”, ka përfunduar ish-lojtari i Devollit, autor i 4 golave me fanellën e tij këtë kampionat.

FATJON RUPI 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"