EKSKLUZIVE/ FIFA “bllok” mesfushorit të Bajernit, nuk mund të luajë me Shpresat e Shqipërisë se u aktivizua me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2023 | 23:56

EKSKLUZIVE/ FIFA “bllok” mesfushorit të Bajernit, nuk mund të luajë me Shpresat e Shqipërisë se u aktivizua me…

Dion Berisha ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 12 ndeshjet e luajtura deri tani me ekipin e dytë të Bajernit. Mesfushori i krahut, vetëm 20 vjeç, ishte pjesë e listët fillestare të Alban Bushit te Kombëtarja U-21 për ndeshjet e muajit tetor, por për shkak të problemeve me dokumentacionin nuk mundi të luante për kuqezinjtë dhe u largua nga grumbullimi.

dion berisha

Gazeta mëson se lojtari i lindur në Lion të Francës nuk mund të luajë në ndeshje zyrtare me Shqipërinë U-21, pasi një muaj më parë, në shtator, ka qenë në fushë me Kosovën U-21 dhe një gjë të tillë rregullorja e FIFA-s nuk e lejon.

Kështu, anësori mund të luajë vetëm në një ndeshje miqësore me fanellën kuqezi ose duhet të presë një ftesë nga Silvinjo në Kombëtaren A në të ardhmen, pasi aktualisht reparti i avancuar është disi i mbipopulluar.

Ndërsa një rikthim te Kosova U-21 është po aq i vështirë për Dion Berishën, pasi këtë muaj ka bërë një zgjedhje e cila nuk besoj të ketë lënë shije të mirë te stafi teknik i Kosovës U-21, megjithatë çdo gjë mund të ndodhë në muajin nëntor, atëherë kur janë dhe ndeshjet e radhës eliminatore.

65+465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"