Do të vendosin drejtësi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, mësoni arbitrat e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 10:07

Do të vendosin drejtësi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, mësoni arbitrat e ditës së sotme

Dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen sot në orën 16:00. Që nga turi i parë Kupa është zhvilluar me ndeshje teke me eliminim direkt dhe short pas çdo turi.

Teuta-Vllaznia arbitrat

Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Laçi, respektivisht në Durrës dhe Shkodër, do të përcaktojnë edhe finalistin e edicionit të 69-të të Kupës. Nëse sot gjatë 90 minutave nuk do të ketë fitues, atëherë do të vazhdohet me shtesa dhe nëse sërish ka barazim, do të ketë penallti.

FSHF ka parashikuar ta zhvillojë finalen më 30 maj. “Panorama Sport” mëson se në Shkodër do jetë gjyqtar kryesor Juxhin Xhaja, ndërsa asistentë Ridigert Çokaj dhe Dojando Myftari. Nga ana tjetër, në Durrës i është besuar Enea Jorgjit. Anësorët do të jenë gjithashtu me stemën e FIFA-s, Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.

PANORAMASPORT.AL

http://www.panorama.com.al/sport/dy-perballje-te-luftuara-mesoni-sfidat-gjysmefinale-te-dites-se-sotme-ne-kupen-e-shqiperise/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"