Postuar: Prill 14, 2021 | 8:57
Dy përballje të luftuara, mësoni sfidat gjysmëfinale të ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë
Sot me fillim nga ora 16:00, do të zhvillohen dy ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Supersfida e kësaj gjysmëfinaleje do të jetë ndeshja që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia-Laçi, e cila katër ditë më parë në kampionat në stadiumin e qytetit të Laçit përfundoi me shifrat 0-0.
Takimi tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” ku Teuta do të presë në shtëpi skuadrën e Skënderbeut. Vlen të theksohet se këto ndeshje janë me një takim dhe se sot do të vendosen dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të 30 majit.
SFIDAT E DITËS SË SOTME NË GJYSMËFINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË –
VLLAZNIA-LAÇI | 16:00
TEUTA-SKËNDERBEU | 16:00
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"