“E pashë babanë duke më vrarë nënën”, rrëfimi prekës i futbollistit polak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 11:14

“E pashë babanë duke më vrarë nënën”, rrëfimi prekës i futbollistit polak

Jakub Blazikovski, nëpërmjet një rrëfimi prekës ka treguar për jetën e vështirë të tij. 31-vjeçari zbuloi se ai dhe i vëllai i tij ishin dëshmitarë të vrasjes brutale të nënës së tyre nga babai. Ai ka thënë se ishte vetëm 10-vjeç kur babi i kishte therur me thikë nënën.

Polonia

Krimi kishte ndodhur pas një debati të tensionuar. Babai i tij vrasës u dënua me 15 vite burgim.

“Në autobiografinë time zbuloj gjithçka që më ka ndodhur, përfshirë edhe kur isha dëshmitar i vrasjes së nënës nga babai në moshën 10-vjeçare. Kurrë nuk do ta kuptojë pse ndodhi. Gjithmonë e pyes veten pse?”, deklaroi Blazikovski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"