E nisi vitin 2024 me gol, shikoni notën dhe statistikat e Myrto Uzunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 20:15

E nisi vitin 2024 me gol, shikoni notën dhe statistikat e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni e nis me gol vitin 2024. “Bomberi” shqiptar i Granadas zhbllokoi takimin ndaj Kadizit, në kuadër të javës së 19-të, pas një asisti të dhënë me kokë nga Boje. 

uzuni nota

Fillimisht anësori sinjalizoi për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR, goli u konsiderua i rregullt. E ligjshme festa për sulmuesit shqiptar, i cili sigloi golin e gjashtë sezonal në La Liga. 

Uzuni qëndroi në fushë 80 minuta në triumfin 2-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi. Shqiptari u vlerësua me notën 6.6 nga “Sofa Score”, teksa për sa i përket statistikave, bien në sy pasimet e sakta, ku nga 9 në total 8 prej tyre ishin të sakta.  

Uzuni notat dhe statistikat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"