E mbylli vitin si titullar, shihni statistikat dhe notën e Brojës në fitoren e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2023 | 22:44

E mbylli vitin si titullar, shihni statistikat dhe notën e Brojës në fitoren e Çelsit

Armando Broja e mbylli vitin si titullar në ndeshjen që Çelsi fitoi ndaj Luton me shifrat 3-2. Trajneri Poçetino i besoi sulmuesit kuqezi një vend në majën e repartit të avancuar, në një rol që ai po përshtatet ta bëjë në radhët e bluve.

broja celsi

Futbollisti nuk kishte mundësi të mëdha për të treguar veten e tij në këtë ndeshje, duke u munduar më shumë të kthehej në pikë pasimi për shokët e skuadrës. Megjithatë në një ndeshje shumë të luftuar, ku ai ishte në fushë për 62 minuta, Broja regjistroi statistika mjaft interesante në të dhënat e përpiluara nga SOFASCORE.

WhatsApp Image 2023-12-30 at 3.30.36 PM

Kjo e fundit, për statistikat e prodhuara nga futbollisti gjatë ndeshjes, i ka vendosur atij notën 6,5 për paraqitjen ndaj Luton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"