E kërkoi Milani, por mbrojtësi danez zgjedh transferimin te Sevilja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2017 | 21:10

E kërkoi Milani, por mbrojtësi danez zgjedh transferimin te Sevilja

Mbrojtësi danez, Simon Kjaer ishte një nga objektivat e Milanit në ketë merkato, por 28-vjeçari ka refuzuar kalimin te kuqezinjtë duke zgjedhur të transferohet në Spanjë të skuadra e Seviljes.

Kjaer

Kjaer prej 2 sezonesh ishte pjesë e Fenerbaçes në kampionatin turk, ku u aktivizua në 54 takime dhe arriti të realizonte 3 gola. Konkurenca e madhe në mbrojtjen e Milanit ka qënë arsyeja kryesore e cila e ka shtyrë mbrojtësin të pranojë ofertën e Seviljas duke mos u rikthyer në Serinë A. Në të kaluarën ai ka qënë pjesë e Palermos dhe Romës.

Kjaer

Ditën e nesërme Kjaer do të kryejë vizitat mjekësorë, më pas danezi do të nënshkruaj edhe kontratën 4 vjeçare. Lajmi për arritjen e marrveshjes është bërë publik nga klubi spanjoll nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter”.

Kjaer

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"