“E dua te Flamurtari”, Idrizi pas takimit me Memushin: Derën e ka të hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 14:10

“E dua te Flamurtari”, Idrizi pas takimit me Memushin: Derën e ka të hapur

Sinan Idrizi konfirmon bisedimet me Eqerem Memushin për trajner të Flamurtarit. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, kreu i klubit vlonjat deklaron se ka biseduar me Memushin për një bashkëpunim të mundshëm, por pa dhënë shumë detaje.
Idrizi-750x430
“Po, kam takuar trajnerin Eqerem Memushi, sepse besoj te vlerat dhe aftësitë e tij. Diskutuam bashkë për çfarë mund të bëjmë, qëndruam gjatë dhe folëm për situatën te Flamurtari, rrugët që duhen ndjekur në të ardhmen. Ofertën ia bëra, pasi dëshiroj të bashkëpunojmë. E mirëpres në klub dhe jam i bindur se edhe vetë Eqeremi ka dëshirë të vijë te Flamurtari e të japë kontributin e tij. I thashë që dera e klubit është e hapur për të”, u shpreh Idrizi për gazetën.
eqerem memushi
Klubi pret përgjigjen e Memushit, i cili gjithashtu e ka lënë të hapur mundësinë e marrjes së drejtimit të ekipit pas ofertës së administratorit Sinan Idrizi. Ky i fundit e ka siguruar për projektin, por edhe për financat. Gjasat janë të shumta që Memushi të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. “Jam takuar me administratorin Sinan Idrizi dhe diskutuam së bashku si dy miq, kaq mund t’ju them”, tha shkurt Memushi. Për momentin në Vlorë nuk përflitet asnjë kandidaturë tjetër për pasuesin e Troisit. Administratori Idrizi duket i vendosur për t’ia lënë stolin Memushit, duke ditur edhe mentalitetin dhe karakterin e tij.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"