E bujshme nga Kosova/ Kapiteni i Ballkanit largohet nga kampionët e Ilir Dajës dhe arrin akordin me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 20:28

E bujshme nga Kosova/ Kapiteni i Ballkanit largohet nga kampionët e Ilir Dajës dhe arrin akordin me…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat kosovare, për sa i përket merkatos. Bëhet me dije se kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç në ditët e fundit të merkatos së janarit do të largohet nga kampionët e Kosovës. 

Ballkani festa

30-vjeçari do të vazhdojë karrierën në kampionatin azerbajxhanas te skuadra e Sabah Baku. “Kanal10” mëson se të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vijim. 

1696407973-edvin-kuc-4-i_960x600

Kuç është pjesë e Ballkanit që nga vitit 2019 dhe me ekipin therandas ka fituar dy herë titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës. Mesfushori vitin e kaluar u ftua për herë të parë nga Mali i Zi dhe deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje me përfaqësuesen, prej të cilave ka shënuar tri gola. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"