E bujshme nga Italia/ Juventusi bën gati 2 milionë euro për talentin e Kombëtares Shpresa, ja plani i bardhezinjve  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2023 | 0:15

E bujshme nga Italia/ Juventusi bën gati 2 milionë euro për talentin e Kombëtares Shpresa, ja plani i bardhezinjve  

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares Shpresa, Stiven Shpendi. Sipas “Calciomercato”, sulmuesi 20-vjeçar, i cili shkëlqeu me Çezenën në këtë sezon, ka përfunduar në radarët e Juventusit.  

Stiven Shpendi

Bardhezinjtë janë gati të shpenzojnë 2 miilionë euro, për talentin shqiptar, që në sezonin që sapo u mbyll realizoi 13 gola.

Plani është që Juventusi ta blejë Stiven Shpendin, dhe ta dërgojë te skuadra U-23 që militon në Serinë C, për të fituar më shumë eksperiencë, dhe në sezonet e ardhshme të jetë gati për ekipin e parë. Duket se paraqitja e shqiptarit në këtë sezon ka magjepsur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të cilët nuk dëshirojnë që talenti 20-vjeçar t’iu ikë nga duart.  

PANORAMASPORT.AL

Nga 300 mijë euro në 1.4 milionë, rritja galopante e talentit të Shpresave  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"