E bujshme nga Anglia/ Çelsi dhe Mançester Siti paralajmërohen për përjashtimin nga Premier Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 22:25

E bujshme nga Anglia/ Çelsi dhe Mançester Siti paralajmërohen për përjashtimin nga Premier Liga

Klubet e Çelsit dhe të Mançester Sitit janë paralajmëruar se mund të përjashtohen na Premier Liga nëse vërtetohen shkeljet financiare që kanë kryer në vitet e fundit dhe që janë nën hetim nga autoritet futbollistike britanike.

sdfdsfdsfdsfdsf

Mançester Siti është akuzuar për 115 shkelje të ndryshme të rregullave të Fair Play Financiar ndër vite, ndërsa gjatë kësaj vere janë zbuluar disa shkelje që Ccelsi ka bërë gjatë periudhës kur drejtohej nga Roman Abramoviç, me pagesa që janë bërë duke mos u regjistruar si shpenzime.

Në argumentimin prej 52 faqesh të dënimit që u dha për heqjen e 4 pikëve në renditje ndaj Notingem Forest këtë javë, treshja e panelit Robert Glensi, Mark Hovell dhe Stiv Holt, bëri të qartë në mënyrë indirekte se përjashtimi nga Premier Liga ishte një opsion i mundshëm për çdo klub.

Sipas tyre, dënimet ndryshojnë nga “paralajmërimi deri te përjashtimi nga Premier Liga. Kur një shkelje e rregulloreve është e vogël, atëherë është në dorën e komisioneve të tjera që të përcaktojnë nëse është e nevojshme heqja e pikëve sipas shkallës së saj. Por nëse shkeljet përshkruhen si madhore, atëherë mund të jetë edhe mundësia e një sanksioni të rëndë, ku përjashtimi është dënimi më i duhur”, shkruhej në argumentimin e çështjes së Notingem Forest.

“The Sun” argumenton se duke llogaritur që rastet e Çelsit dhe Mançester SItit cilësohen si “madhore” për shkak të numrit të madh të shkeljeve që janë kryer dhe fshehjes së këtyre rasteve nga klubet, atëherë është e kuptueshme se nëse shpallen fajtore, për dy klubet ka vetëm një sanksion të mundshëm, atë të përjashtimit nga Premier Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"