E bujshme nga Anglia/ Arsenali i “rrëmben” Sitit yllin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 23:12


E bujshme nga Anglia/ Arsenali i “rrëmben” Sitit yllin e skuadrës

Një lajm i bujshëm ka bërë xhiron e mediave sportive së fundmi. Arsenali ka arritur marrëveshje me kampionët e Mançester Sitit për transferimin e sulmuesit Gabriel Zhezus.

Gabriel Zhezus

Eksperti i merkatos, gazetari italian, Fabricio Romano, ka njoftuar se klubet kanë arritur akordin verbal për transferimin e brazilianit.

“Topçinjtë” e Arsenalit do t’i paguajnë Sitit, një shumë prej 45 milionë paund për shërbimet e Gabriel Zhezusit. Tani drejtuesit e Arsenalit po punojnë për kushtet personale me futbollistin brazilian, që transferimi i tij të zyrtarizohet sa më shpejt. Më transferimin e Haland te Sitit, shanset për aktivizimin e Gabriel Zhezusit u zbehen, kjo i detyroi palët të merrnin këtë vendim.

PANORAMASPORT.AL