E bujshme/ Mançesteri Junajtid përgatitet në rast se Kavani largohet, “Djajtë e Kuq” piketojnë ish-sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 17:37

E bujshme/ Mançesteri Junajtid përgatitet në rast se Kavani largohet, “Djajtë e Kuq” piketojnë ish-sulmuesin e Milanit

Ish-sulmuesi i Milanit Andre Silva po konsiderohet nga Mançester Junajtid si zëvendësuesi ideal i veteranit Edinson Kavani, në rast ky i fundit nuk rinovon me “Djajtë e Kuq”. Futbollisti i Eintraht Frankfurtit po vëzhgohet nga drejtuesit e Mançester Junajtid.
andre silva
Mediat britanike raportojnë se sulmuesi portugez konsiderohet si zëvendësuesi i ideal “El Matadorit”. Ish-sulmuesi i “Djallit” po bën një sezon fantastik në Gjermani duke shënuar 18 gola në 20 ndeshje kampionati.

Kujtojmë që Kavani ka firmosur kontratë një-vjeçare me Mançester Junajtid, por duke parë moshën e tij të madhe, nuk do të ishte çudi nëse sezonin e ardhshëm do të largohej nga “Old Trafford”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"