E BUJSHME/ Luis Hamilton te Ferrari, ikona britanike do të jetë piloti i ri i “kokëkuqes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 12:03

E BUJSHME/ Luis Hamilton te Ferrari, ikona britanike do të jetë piloti i ri i “kokëkuqes”

Luis Hamilton është në prag të largimit nga Mercedesi dhe në 2025 do të nënshkruajë me Ferrarin. 

hgfjhj

Në 2025-ën ai do të zëvendësojë Karlos Sainz dhe do të jetë piloti i dytë pasi i pari është  Sharl Lëklerk.

Piloti britanik ka qenë i lidhur shumë me një kalim në Maranello në vitet e mëparshme, por nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare në 2023 për të qëndruar tek ekipi për të cilin ka garuar që nga viti 2013.

Nëse ky transferim do të ndodhte do të ishte një ndër më të mëdhenjtë në historinë e Formula 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"