E bujshme/ Klubi i madh turk nis negociatat për të marrë portierin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 18:58

E bujshme/ Klubi i madh turk nis negociatat për të marrë portierin shqiptar

Fenerbaçe ka nisur negociatat me ekipin Menemenspor për transferimin e portierit të Kombëtares, Gentian Selmanit. Klubi i madh turk e shikon shqiptarin si një alternativë për të zëvendësuar gardianin aktual Altai Baindir.

Selmani

Sipas “TRTspor” Fenerbaçe dëhsiron një transferim të shqiptarit 22 vjeçar. Selmani luajti 32 ndeshje sezonin e kaluar në ligën e dytë turke, si dhe mbron portën e Shqipërisë U21. Menemenspor e mori falas nga ekipi i Laçit, portierin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"