E ardhmja e Kilië Mbapes, e konfirmon dhe presidenti i La Ligës: Reali ka para për francezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 11:55

E ardhmja e Kilië Mbapes, e konfirmon dhe presidenti i La Ligës: Reali ka para për francezin

Presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas deklaroi të enjten se Xhud Bellingam është aktualisht lojtari më i mirë në botë. Nga ana tjetër ai këmbënguli se Reali i Madridit ka më shumë para sesa i nevojiten për të afruar dhe paguar një lojtar si Mbape.

mbape tebas

“Reali i Madridit ka pasur një menaxhim optimal, para, gjatë dhe pas pandemisë. Madridi ka fituar mesatarisht 30 milionë në vit në të paktën dhjetë vitet e fundit.

Nuk e di se çfarë do të paguajnë ata për Mbapenë, por duke ditur se si është Madridi, duke ditur politikën e tyre të transferimeve, ata nuk do të kenë problem ta paguajnë atë”, tha Tebas në një bisedë me gazetarë nga disa vende.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"