Dyshime për trukim ndeshjesh, nisin hetimet në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 19:22

Dyshime për trukim ndeshjesh, nisin hetimet në Kosovë

Në Kosovë, së fundmi janë dhënë disa informata për kurdisje ndeshjesh, nga ana e disa skuadrave.

172060840_276749040760812_6756636408865555464_n-696x464

Në këtë situatë, menjëherë Prokuroria e Shtetit ka nisur të marrë informatat dhe në bashkëpunim me Federatën, po hetojnë ndeshjet ku dyshohet për trukim.

“Ne kemi marrë disa informata për disa ndeshje që munden me qenë në rrezik për kurdisje ose manipulim. Është e njoftuar Policia dhe Prokuroria e Shtetit për çdo dyshim të mundshëm”, ka thënë prokurori Besim Kelmendi.

Në Kosovë, në vitet e fundit shpesh në fund të kampionatit ka pasur ankesa dhe dyshime të mëdha për trukim ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"