Dy rikthime tek Dinamo, probleme për një mesfushor titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 10:13

Dy rikthime tek Dinamo, probleme për një mesfushor titullar

Ajo humbje 3-2 në derbin me Tiranën la një shije shumë të hidhur në kampin dinamovit, më shumë për mënyrën si u pësuan golat dhe si u humbën rastet e krijuara në zonën kundërshtare.dinamo

Ishte një ndeshje, që minimalisht nuk duhej humbur, sepse Tirana tashmë është shkëputur 3 pikë. Megjithatë, kohë për të “vajtuar” nuk ka dhe nga dje skuadra kryeqytetase ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës me Skënderbeun, që do ta zhvillojë më 30 mars. Një ndeshje kjo që merr rëndësi shumë të madhe, sepse vetëm fitorja mban në lojë blutë për 4-shen e parë. Deri atëherë stafi teknik ka gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për ta përgatitur këtë sfidë, ku pritet një Dinamo më e plotë.

DY RIKTHIME – Stërvitja e bluve nisi me një diskutim të shkurtër në lidhje me humbjen në derbi. Stafi teknik ka kërkuar përqendrim në stërvitje, me qëllimin për të reaguar sa më mirë në ndeshjen e javës së 29-të. Ka rikthime të rëndësishme për trajnerin Dritan Mehmeti. Në stërvitjen e parë pas derbit janë bashkuar me grupin Bakari Gudiabi dhe Patrik Bardhi, të cilët munguan ndaj Tiranës. Lajm i mirë ky në këtë moment, kur skuadra ka nevojë për të gjithë futbollistët, sepse ndeshjet do të jenë shumë të ngjeshura. Mungesa e Gudiabit në qendër të mesfushës u ndie shumë në ndeshjen e fundit. Afrikani kishte dëmtuar kaviljen që në transfertën e Rrogozhinës, por tashmë e ka lanë pas atë problem. Me ndihmën e këtyre ditëve që ka në dispozicion deri në sfidën me Skënderbeun, Gudiabi mund të rifitojë formën e mirë që kishte përpara dëmtimit. Ai nuk u stërvit për më shumë sesa një javë me grupin. Edhe rikthimi i Patrik Bardhit e ndihmonskuadrën, pasi është një alternativë më shumë për stafin tekniknë krahët e sulmit.

ANDONI – Ndërkohë, ka munguar në stërvitje mesfushori Fatjon Andoni, që nuk luajti as në derbi. Lojtari 32-vjeçar kishte një infeksion në sy ditën e ndeshjes me Tiranën, më pas ka bërë vizitat e specializuara dhe ka marrë mjekim. Mbetet për t’u parë sesa kohë pushim do t’i duhet për të kaluar këtë shqetësim shëndetësor, por me shumë mundësi edhe Andoni do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, duke përfituar nga koha më e gjatë në dispozicion. Duhet theksuar se mungesa e dy titullarëve të qendrës së mesfushës kundër Tiranës u ndie shumë. Gjatë ndeshjeve të fundit Dinamo ka pasur mungesa nga kartonët dhe dëmtimet, por ndaj korçarëve mendohet që të gjithë do të jenë të gatshëm.

TUSHA – Në stërvitjen e bluve mungon edhe sulmuesi VetonTusha, i angazhuar me Kombëtaren U-21 të Kosovës për ndeshjen me Gjermaninë. Sulmuesi tjetër kosovar i Dinamos, Ardit Tahiri, nuk është pjesëe këtij grumbullimi për shkak kartonësh.

F. RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"