Dy dëmtime tek U-21, mesfushori i Laçit dhe sulmuesi që luan në Itali vijnë për sfidën me Malin e Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2023 | 10:10

Dy dëmtime tek U-21, mesfushori i Laçit dhe sulmuesi që luan në Itali vijnë për sfidën me Malin e Zi

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të luajë nesër në orën 14:30 ndeshjen e radhës për Grupin E eliminator, këtë herë kundër Malit të Zi në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, pas kthimit nga Finlanda, ku pësuan humbjen e parë me shifrat 4-1, janë grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

shpresat

Sa i përket gjendjes së ekipit, FSHF konfirmoi dje se sulmuesi Kristian Shpendi dhe mesfushori Enis Shabani kanë shfaqur probleme fizike pas ndeshjes me Finlandën dhe po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor.

Për këtë arsye, trajneri ka vendosur të thërrasë mesfushorin e Laçit, Stiven Bibo dhe sulmuesin e Sestri Levante në Itali, Eljon Toçi. Të dy lojtarët kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21, ndërsa dje janë bashkuar me skuadrën në Durrës dhe janë vënë menjëherë në urdhrat e Bushit.

Shpresat kanë zhvilluar deri më tani tri ndeshje në Grupin E për kualifikueset e “Euro 2025”, duke u pozicionuar në vendin e dytë me gjashtë pikë, po aq sa Zvicra që kryeson falë golavarazhit.

4544

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"