Dy brazilianë gati për Luftëtarin, Mërkuri: I bëj unë golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 22:45

Dy brazilianë gati për Luftëtarin, Mërkuri: I bëj unë golat

Marrin fund dilemat, Mario Mërkuri firmos për Luftëtarin. Edhe pse nga Butrinti pretendonin se lojtari kishte kontratë, gjithçka është zgjidhur.

Merkuri

21-vjeçari është zyrtarizuar si afrimi më i fundit në këtë merkato dimri. Marrëveshja është dyvjeçare, por me të drejtë rinovimi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi tha:

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në radhët e Luftëtarit. Me punën e përditshme sistematike në stërvitje, besoj se do jap më të mirën për ekipin. Misioni ynë është i qartë. Ngjitja në Kategorinë e Parë është qëllimi ynë i vetëm. Besimin e drejtuesve të Luftëtarit, do e shpërblej me gola. Shpresoj të kem fatin me vete”.

Por me Mërkurin nuk mbarojnë surprizat, pasi pjesë e ekipit janë bërë edhe dy brazilianët Lukas Melo dhe Hudson Felipe. I pari është sulmues dhe i dyti mesfushor qendre. Bluzinjve iu rikthye edhe portieri Marcelo Barbosa, që kishte munguar për disa ditë në stërvitje, për arsye familjare.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"