Duro ndëshkon Alveshin pas ankesave në Facebook, e dërgon në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 20:28

Duro ndëshkon Alveshin pas ankesave në Facebook, e dërgon në tribunë

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, nuk e ka lënë të kalojë pa asnjë ndëshkim reagimin e sulmuesit brazilian Danilo Alvesh, i cili me anë të një statusi në Facebook shprehu pakënaqësinë e tij për kritikat që numri 1 i pankinës i kishte drejtuar publikisht pas takimit të barazuar 0-0 me Luftëtarin.

Bushiç dhe Danilo Alvesh

Në miqësoren e sotme që Flamurtari zhvilloi në Ballsh përballë Bylisit, Danilo Alvesh përfundoi në tribunë. Nuk dihet nëse ky ndëshkim për të do të vazhdojë edhe në ndeshjet e kampionatit, teksa të enjten vlonjatët do të luajnë në transfertën e vështirë të Shkodrës kundër Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"