Dukati prezanton motorin e 2016-ës, Doviciozo: Do jetë një supersezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2016 | 18:30

Dukati prezanton motorin e 2016-ës, Doviciozo: Do jetë një supersezon

Dukati ka nisur zyrtarisht Botërorin e 2016-ës në MotoGP me prezantimin e tij të djeshëm në Bolonja. Drejtori i përgjithshëm i skuderisë Xhixhi Dall’Inja e përshkruan 2016-ën si një “evolucion”.
MOTO“Është bërë një hap i jashtëzakonshëm përpara. Vitin e kaluar ne kishim një motor që në thelb nuk arriti kohët e pritshme në testet parasezonale. Kemi qenë optimistë, por kishte disa dyshime të vogla. Gjithsesi, gjërat shkuan mirë.

Ndërsa këtë vit jemi më të qetë. Motorin e kemi provuar në dy teste zyrtare. Në të parin në Sepang kemi pasur probleme disa të vogla mekanike, por që u zgjidhën në testet e dyta”. Dukati nuk fiton një garë në kampionatin botëror që prej 2010-ës me Keisi Stoner në “Grand Prix”- in e Australisë.

Dy pilotët e Dukatit do të jenë Andrea Doviciozo and Andrea Ianone. Stoner iu bashkua markës italiane si kolaudator dhe ambasador i saj me GP15- n në Sepang. Dall’Inja shtoi se fokusi i Dukatit këtë vit është që t’i japë fund “thatësirës” së fitoreve.

“Këtë vit duam të jemi protagonistë dhe lider në çdo garë. Objektivi do jetë fitorja, kjo është e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për fitoret dhe do të përpiqemi për këtë objektiv”. Gjithashtu, Dall’Inja hedh dritë edhe për interesimin e presidencës për pilotin e Yamahas, aktualisht kampion i botës Horge Lorenco.

“Ne kemi biseduar me Horge Lorencon, nuk e fshehim. Por gjithashtu të njëjtën gjë kemi bërë edhe me pilotë të tjerë. Pra, nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare”. Ndërkohë, Doviciozo u shpreh në konferencën e shtyp se ky do të jetë një sezon i jashtëzakonshëm. “Këtë vit e kemi filluar me më shumë forcë dhe besim. Janë bërë disa ndryshime të vogla që shpresoj se do të jenë vendimtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"