Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj, plotësoni këto 3 pika dhe jepini fund paligjshmërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 12:47

Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj, plotësoni këto 3 pika dhe jepini fund paligjshmërisë

Nëpërmjet një letre të dërguar së fundmi KOKSH-it, presidenti i FSHF, Armand Duka, e konsideron si hipokrizi kërkesat e tyre, në lidhje me organizimin e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më 17.04.021.

DUKA

Në letrën e Dukës, thuhet se në kushtet kur rrethanat e kësaj Asambleje zgjedhore janë në ndikim të theksuar politik, si dhe në kushtet kur çdo vendim ndryshe do të ishte i dyshimtë, nga pikëpamja ligjore, FSHF kërkon shtyrjen e kësaj Asambleje duke u marrë masa për:

  • Thirrjen e një Asambleje të re, e cila zgjidh problemin e anëtarësisë së KOKSH duke përjashtuar formalisht të gjithë subjektet anëtare të cilat aktualisht të cilat janë të regjistruar si të tillë në regjistrimin e OFJ-ve dhe të pranojë si anëtare federatat që ftohen në asamble ndonëse nuk janë pranuar formalisht si të tilla.
  • Regjistrimin e këtij vendimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vetëm pas kësaj:
  • Të thirret një asamble zgjedhore.

LETRA:

LETRA E FSHF

LEXO EDHE:

Tension në KOKSH, Martin Biba: Ka shkelje, të shtyhen zgjedhjet për në maj pas votimeve politike

Akuzat në KOKSH për blerje vote 6 mijë euro, Vojo Malo i përgjigjet Martin Bibës: Është bërë si Bezhani

Letra/ Duka sulmon Fidel Yllin për zgjedhjet në KOKSH: Faj i rëndë, po politizojnë gjithçka

“Bezhanin do ta çoj në prokurori për shpifje”, reagon kreu i Çiklizmit: Është i paaftë, merret me fjalë pazari

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"