Duka: Frikë nga ndryshimi i ekipit, Rashica bëri debutim pozitiv
Armand Duka ka reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me një deklaratë të tijën në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i institucionit të futbollit në vend është shprehur i kënaqur nga futbollistët, edhe pse nuk e ka fshehur që në fillim kishte pasur frikë nga ndryshimi i plotë i ekipit. Më tej, ai ka vlerë- suar edhe debutimin e Milot Rashicës me Kombëtaren A.
“Ishte një takim ku u eksperimentua shumë dhe patjetër që nuk mund të gjykosh për një performancë të plotë të skuadrës, por mendoj se trajneri dhe të gjithë ne morëm mesazhe të rëndë- sishme në lidhje me kontributin e disa futbollistëve.
Jam i kënaqur nga paraqitja e të gjithë atyre futbollistëve që u aktivizuan. Personalisht, kisha frikë nga ndryshimi 100% i skuadrës që kishte bërë trajneri.
Për fat të mirë, doli një frikë e kotë. Kemi shumë lojtarë të talentuar dhe kjo më jep një shpresë të madhe për të ardhmen. Do të vlerësoja përpos të tjerëve edhe Rashicën, i cili bëri një debutim dinjitoz”, ka deklaruar Duka në një prononcim të publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"