Dueli ndaj Flamurtarit, trajneri i Tërbunit: Nuk thyhemi as në Vlorë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2022 | 12:13

Dueli ndaj Flamurtarit, trajneri i Tërbunit: Nuk thyhemi as në Vlorë!

Tërbuni nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin Ermir Rezi në transfertën e së dielës në Vlorë, ndërkohë që është rikthyer duke lënë pas dëmtimin kavajasi Jeton Krasniqi, i cili do të jetë i gatshëm për këtë takim. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Alert Alcani, ka thënë se do t’ia dalin të marrin pikë në Vlorë.

alert alcani

“Në pesë javët e para ne nuk kemi hyrë në fushën e lojës me qëllimin për të marrë barazime, por ja që ndodh edhe kështu. Synimi ynë ka qenë të marrim vetëm fitore në të gjitha takimet, por i kënaqemi faktit që akoma nuk njohim humbje. Besoj se edhe në këtë ndeshje nuk do të thyhemi”, ka thënë Alcani.

Optimizmi nuk mungon te lojtarët, pasi ata janë të bindur se do ta kalojnë me sukses edhe këtë takim. Rikthimi i Alsid Tafilit pas dëmtimit është një plus për ekipin.

“Unë i kam porositur lojtarët që të jenë të qetë dhe të japin maksimumin. Kam lojtarë cilësorë në përbërje, që dinë ta godasin kundërshtarin. Flamurtari është një ekip i madh, por edhe në kemi synimet tona”, përfundoi Alcani.

D.PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"