Dueli i kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani publikon çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2023 | 20:53

Dueli i kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani publikon çmimet e biletave

Ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Atletik Eskaldes do të luhet më 1 gusht në orën 20:45 në “Air Albania”, ndërkohë që klubi i kuq ka publikuar ditën e sotme edhe çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 400 lekë të rinj deri në 4000 lekë, që janë ato në tribunën VIP.  

airalbania_top-1100x734

Çmime këto tepër të arsyeshme, për shkak se edhe kundërshtari është modest. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Andorrë, “Demat e Kuq”, triumfuan me rezultatin 0-1, falë golit të Mba, teksa suksesi në duelin e kthimit është detyrim.  

Klubi i Partizani ka bërë me dije se biletat do të dalin në shitje ditën e premte e në vazhdim çdo ditë pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, nga 10:00 deri në 19:00. 

Biletat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"