Drejtoi edhe klubin shqiptar, ndahet nga jeta pas sëmundjes të rëndë trajneri që i dha Kroacisë medalje në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 15:36

Drejtoi edhe klubin shqiptar, ndahet nga jeta pas sëmundjes të rëndë trajneri që i dha Kroacisë medalje në Botëror

 

Futbolli botëror në zi. Sot është bërë e ditur se është ndarë nga jeta ai që cilësohej si “trajneri i trajnerëve” në Kroaci, Miroslav Blazeviç, i njohur nga të gjithë si Çiro. Trajneri legjendar, i cili mori famë sidomos për faktin se bëri Kroacinë një superfuqi në futbollin botëror, u nda nga jeta një ditë para ditëlindjes së 88-të, pas një beteje të gjatë me kancerin e prostatës.

fffdgfdg

Blazeviç, i lindur në Bosnjë Hercegovinë, ka bërë histori në një karriere që e filloi në Zvicër në fundin e viteve ‘60, në kategoritë e ulëta, duke arritur deri në elitë aq sa mori për dy ndeshje edhe drejtimin e përkohshëm të përfaqësues në këtë vend. Më pas ai arriti të bënte rrugëtime të suksesshme në ish-Jugosllavi me skuadra si Rijeka e sidomos Dinamo Zagreb që e ktheu pas 24 vitesh te titulli kampion, por edhe me Prishtinën të cilën e drejtoi në vitin 1985, duke e ngjitur në elitën e futbollit jugosllav. Ai më pas drejtoi edhe në kampionate të tjera si ai grek, francez, slloven apo kinez në një karrierë në pankinë që e mbylli në vitin 2015.

sdfsdfsdfsdf

Por ai mori famë sidomos me drejtimin e përfaqësueses së Kroacisë, në vitet 1994-2000. Nën drejtimin e Çiro Blazeviç, Kroacia u kthye në një superfuqi në futbollin botëror dhe kulmin e arriti në Botërorin 1998. Atë edicion, trajneri i cili i çuditi të gjithë duke mbajtur shpesh një kapele polici në kokë, drejtoi ekipin ballkanas drejt medaljes së bronztë. Në karrierën e tij ai drejtoi më pas edhe kombëtaret e Iranit, Bosnjë Hercegovinës dhe Kinës U23.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"