“Dola negativ në tamponin e fundit, u shkatërrova 16 ditë me ilaçe”, Gega flet nga Turqia: Kam filluar terapi për mushkëritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 11:04

“Dola negativ në tamponin e fundit, u shkatërrova 16 ditë me ilaçe”, Gega flet nga Turqia: Kam filluar terapi për mushkëritë

Trajneri i Kukësit Skënder Gega po kryen terapi për mushkëritë. Tekniku i verilindorëve, i cili prej disa ditësh ndodhet në Turqi pasi pësoi përkeqësim të shëndetit prej koronavirusit, tregoi ditët e vështira.
Skender Gega
Për “Top Channel”, 57-vjeçari shtoi se u detyrua të shkote për kurim në Turqi teksa përdorimi i ilaçeve nuk bëri efekt. Ai tregoi se nga analizat e tamponit të fundit ka rezultuar negative me COVID-19.

“Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim dhe nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkëritë i kisha të mbuluara, por do të kalojë. Kam filluar menjëherë një terapi për mushkëritë. Me tampon kam dalë negativ, më e shumta kaloi, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkërive”, rrëfen trajneri i Kuëksit Skënder Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"