Do ribëhet mbrojtja, duhet edhe një sulmues/ Revolucioni te Bajerni nis me Nagelsmanin dhe Upamekanon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 13:26

Do ribëhet mbrojtja, duhet edhe një sulmues/ Revolucioni te Bajerni nis me Nagelsmanin dhe Upamekanon

Bajerni është gati të ndry shojë gjithçka për të ni sur një epokë të re. Pritet largimi i trajnerit Hansi Flik në fund të sezonit dhe gati një kontratë e re për Nagelsmanin. Bavarezët i kanë siguruar mbrojtësin e tij Upamekano, por duhen afrime të reja për të aplikuar skemat e tij në një skuadër që vetëm pak muaj më parë fitonte Ligën e Kampioneve. Mbetet pikëpyetja e madhe për sulmuesin që do mbështesë ose zëvendësojë Levandovskin, i cili tashmë nuk është më një lojtar i ri.

upamecano

Me të metabolizuar eliminimin nga Champions-i (një plagë veçanërisht e dhimbshme kur e pëson si kampionia në fuqi) dhe në shtëpinë e Bajernit nisin manovrat e mëdha për të rinisur rrugën drejt pushtimit të kontinentit. Dhe këto manovra nisin nga trajneri. Emri i duhur është ai i Julian Nagelsmanit, trajnerit 33-vjeçar të Lajpcigut. Vlen pak përgënjeshtrimi që ai vetë bëri në konferencën e djeshme: “Nuk kam pasur kurrë kontakte apo biseda me Bajernin dhe kjo vlen edhe për menaxherët e mi”. Një përgënjeshtrim i detyruar, por kur Bajerni filtron një lajm do të thotë se është gati zyrtare. Ashtu siç është gati zyrtare edhe “ndryshimi i zanatit” për Hans-Diter Flikun, trajnerin e ardhshëm të kombëtares gjermane, në vend të Joakim Lëvit. Flik ka mbërritur në një pikë pa kthim në raportet me klubin, në veçanti me drejtorin sportiv Salihamixhiç. Shumë të thella ndasitë për idetë e futbollit mes dy personazheve dhe absolutisht të papërputhshme në të njëjtin ambient pune.

RIBËHET MBROJTJA – Një tullë e rëndësishme në Bajernin e ri u vendos me blerjen e qendërmbrojtësit Dajot Upamekano, i cili (rastësisht) vjen pikërisht nga Lajpcigu. Çmimi nuk ishte i favorshëm, sepse bavarezët paguajtën të gjithë klauzolën e prishjes së kontratës, 60 milionë euro. Dy qendërmbrojtësit më të aktivizuar gjatë muajve të fundit do të largohen. David Alaba nuk rinovoi dhe po diskuton detajet e fundit me PSG-në (për të rinovuar me Bajernin kishte kërkuar 12 milionë euro në vit), ndërsa ishte klubi që nuk i ofroi rinovimin Boatengut, i cili në këtë pikë po flirton me klube të ndryshme në Premier Ligë. Pikëpyetje mbetet për mbrojtësin e djathtë Pavar, i cili nuk është gjithnjë në lartësinë e situatës. Havi Martinez do të largohet gjithashtu.

nagelsmann-cropped_13t8avsldfn1d1023wl2hv6okw

OBJEKTIVA DELIKATË – Pavarësisht eliminimit në çerekfinale, ky Champions sjell 100 milionë euro në arkat e klubit, që mund t’i investojnë në merkaton e ardhshme. Ndoshta duke nisur nga ndonjë lojtar në skadencë, si Lukas Vazkez i Realit, i cili nuk ka rinovuar dhe është një objektiv i përfolur i gjermanëve, edhe pse konkurrenca do të jetë e madhe. Mbetet shumë serioz edhe interesi për mesfushorin Kamavinga, talenti i ri i Ren. Ai nuk ka rinovuar (në skadencë kontrate në 2022) dhe është më shumë se një hipotezë për Bajernin. Mes atyre që nuk do të qëndrojnë është Duglas Kosta, i cili pritet të rikthehet te Juvja pas përfundimit të huazimit dhe më pas do të kërkojë të gjejë një sistemim të ri. Flitet edhe për një lamtumirë të Tomas Mylerit.

DUHET NJË SULMUES – Pika kryesore e merkatos do të jetë gjetja e një sulmuesi, i cili do të zëvendësojë në stol Levandovskin me perspektivën për të qenë zëvendësuesi i tij. Çupo-Moting, pavarësisht dy golave të shënuar ndaj ishekipit të tij në këto çerekfinale, nuk jep garanci për një të ardhme afatgjate. Ka shumë polemika në Bavari për mungesën totale të Bajernit në garën për Haland. Por, Rumenige ka thënë gjithnjë se kush ka Levandovskin nuk mund të mendojë për sulmues tjetër, mbi të gjitha me këto shifra. Tani në Gjermani flitet për Umar Sadiq, sot në Spanjë tek Almeria edhe pse shumë thonë se profili perfekt është ai i Aleksander Sorloth, sulmuesit të Lajpcigut, një norvegjez si Haland. Vetëm 5 gola për të në Bundesligë, por ka një aftësi të jashtëzakonshme për të marrë pjesë në lojën e skuadrës. Kushedi nëse do të mjaftojë për të mbërritur deri në “Allianz Arena”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"