“Do ia dalim dhe do festojmë së bashku”, rrëfehet Gjimshiti: Ja pse partnerja nisi të bëjë maska

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 12:11

“Do ia dalim dhe do festojmë së bashku”, rrëfehet Gjimshiti: Ja pse partnerja nisi të bëjë maska

Italia është një nga vendet më të prekura nga Koronavirusi, ku nga dita në ditë vazhdon të rritet numri i viktimave.berat gjimshiti

Për situatën në të cilën ky vend ndodhet ka folur edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili ka dhënë edhe shpresë për të tjerët. Gjithashtu futbollisti në intervistën e dhënë për “Tuttomercatoweb”, ka treguar edhe arsyen pse bashkëshortja e tij ka marrë nismën për të bërë maska.

Personalisht duhet të them që po e përjetoj këtë situatë si gjithë të tjerët, është një gjë e re që po i vë të gjithë në vështirësi, por besoj se njerëzit në Bergamo dhe në të gjithë Italinë janë të fortë dhe do të ngrihen përsëri. Ne jemi në një fazë në të cilën ka ende shumë raste që të prekurish që konfirmohen. Shpresojmë të kalojë së shpejti sepse kjo do të sillte një përmirësim të situatës së përgjithshme të infeksioneve. Ideja lindi kur Alisa pa situatën këtu në Bergamo, që shumë njerëz po kërkonin maska ​​dhe nuk mund t’i gjenin.

Gjimshiti22

Ajo më pas nisi t’i prodhojë ato falas. Ia dërgon ato, atyre që kanë më shumë nevojë dhe nuk mund t’i blejnë. Mesazh për tifozët? Nuk janë të nevojshme shumë fjalë, unë thjesht them këtë: Mos u dorëzoni, ne do t’ju shohim së shpejti në stadium dhe do të festojmë së bashku.”, u shpreh Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"