“Divorc” me konsensus, futbollisti 23-vjeçar largohet nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 17:08

“Divorc” me konsensus, futbollisti 23-vjeçar largohet nga Tirana

Nisin largimet nga Tirana. Pas Musës dhe Bingulës (që janë “divorcuar” prej muajsh), rishtas listës në dalje i është shtuar edhe Alket Çelhaka. Lojtari i linjës së majtë nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Dy ditë më parë ai ka zgjidhur përfundimisht edhe marrëveshjen.

celhaka2

Kavajasi kishte një kontratë që e mbante të lidhur edhe për një tjetër sezon me klubin, megjithatë pas bisedave që ka zhvilluar me drejtuesit, shkuan në këtë përfundim. Lojtari pretendonte më shumë hapësira, e në kësi  kushtesh nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kujtojmë që 23-vjeçari sezonin e fundit ka luajtur në 20 ndeshje ose, thënë ndryshe, 981 minuta.

celhaka tirana

Me prezencën e tij në fushë, mesfushori i cili fare mirë mund të përshtatej edhe në mbrojtje, është dalluar prej asisteve të shumta, por edhe prej një goli, që e ka shënuar kundër Apolonisë në fitoren 2-0. Megjithatë, Alket Çelhaka nuk do të jetë i vetmi. Prej ditës së hënë, kur nis edhe stërvitja, mund të konfirmohen edhe “firot” e radhës.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"