Ditë prezantimesh te Luftëtari, sulmuesi serb i bashkohet skuadrës, pritet edhe Vucaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 10:32

Ditë prezantimesh te Luftëtari, sulmuesi serb i bashkohet skuadrës, pritet edhe Vucaj

Pas portierit kroat, Hrvoje Bukovski, qendërmbrojtësit boshnjak, Nemanja Janiçiç, si dhe sulmuesit shqiptar, Romario Cekaj, sot Luftëtari pritet të prezantojë dy goditjet e radhës në merkaton e verës. Ashtu siç ka paralajmëruar ekskluzivisht “Panorama Sport”,  klubi bluzi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin serb, Vladan Milosavljev, si dhe fantazistin shkodran, Erjun Vucaj.

Tavo dhe 3 te huajt

I pari ka mbërritur në Gjirokastër që të shtunën, ndërsa sot hodhi firmën nën kontratë, e më pas do të kryejë stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerit Millosh Kostiç. 31-vjeçari nga Beogradi është një lojtar që përshtatet në të dyja krahët e sulmit, por më së shumti luan në të majtë.

Tavo dhe sulmuesi serb

Milosavljev vjen te Luftëtari pas eksperiencave në Serbi, Çeki, Bosnjë dhe së fundmi në Greqi. Sulmuesi i krahut ka provuar të luajë edhe për Cervena Zvezdën, ndërsa kulmi i tij ka qenë në Çeki me Banik Ostravën. Në tre vitet e fundit është aktivizuar në Greqi për skuadra si Levadhiakos, Apollon Kallamaria, OFI Kretë dhe Trikalla.

12887-image

Ndërsa Vucaj, pas aventurës 1- vjeçare me skuadrën e vendlindjes, Vllazninë, ka rënë dakord me presidentin Grigor Tavo për të vijuar karrierën te Luftëtari.

Gjithsesi, me shkodranin mbeten për t’u diskutuar ende detaje të kontratës, pasi për momentin e sigurt është vetëm aktivizimi i tij me fanellën bluzi në ndeshjet e Ligës së Europës. Gjasat janë që Tavo të bindë fantazistin për të firmosur një kontratë 1-vjeçare.

Erjon-Vucaj

Vucaj shihet si një element që mund të fuqizojë mesfushën bluzi, edhe pse si titullarë të padiskutueshëm në qendër shihen treshja Aleksi, Ramadani dhe Rroca. Ky i fundit është në luftë me kohën për t’u riaftësuar pas dëmtimit që pësoi në fundin e sezonit.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"