Disfata me Besën, Alert Alcani e ka me gjykimin: Arbitri favorizoi kavajasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 22:20

Disfata me Besën, Alert Alcani e ka me gjykimin: Arbitri favorizoi kavajasit

Alert Alcani, trajneri i Tërbunit, foli për gazetën pas ndeshjes. Ai ka kritika edhe për gjykimin.

alert alcani

“Jam i pakënaqur sa i takon gjykimit. Ne dominuam dhe i përgëzoj lojtarët për lojën, edhe pse i kishin të gjitha mundësitë ta mbyllnin pjesën e parë me fitore. U treguan të pasaktë para portës kundërshtare. Duhet thënë se edhe terreni paraqiti probleme. Shirat e rënë, madje edhe gjatë takimit e bënë të rrëshqitshëm. Ishim përgatitur ta fitonim këtë sfidë, por ndodhi e kundërta. Në të 74-ën gjyqtari kryesor nuk u mor vesh me të katërtin dhe ky qe momenti që favorizoi kavajasit për golin. Në fund, dua të falënderoj të gjithë tifozët, që edhe pse binte shi na përkrahën deri në fund”, tha Alcani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"