Dinamo përballet me Tërbunin, Barushi largon presionin: Është ndeshje me rëndësi, por s’ka pse ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 8:50

Dinamo përballet me Tërbunin, Barushi largon presionin: Është ndeshje me rëndësi, por s’ka pse ta…

Pas asaj fitoreje të thellë në fushën e Veleçikut, Dinamo ka sot një mundësi të mirë për ta kaluar Tërbunin në renditje. Një fitore e mundshme i largon blutë nga fundit dhe drejtuesit e ekipit i kanë kushtuar rëndësi të veçantë kësaj sfide.

barushi

BARUSHI – Administratori i Dinamos, Ermal Barushi, pranon rëndësinë e ndeshjes me Tërbunin, por largon presionin nga ekipi, që, sipas tij, ka qetësinë e duhur për ta kaluar me sukses këtë 90-minutësh. “Ekipi ka mbyllur sot (dje) përgatitjet dhe është grumbulluar në një hotel jashtë Tiranës për të gjetur qetësinë e nevojshme para ndeshjes me Tërbunin. Mund ta quajmë një duel me rëndësi, por nuk kemi pse ta mbingarkojmë skuadrën.

Këto 6 ditë futbollistët kanë qenë maksimalisht të përqendruar për këtë ‘finale’, siç janë edhe të tjerat për Dinamon. Na gëzon fakti që çdo gjë ka shkuar mirë. Është një ndeshje, ku tifozët presin vetëm fitoren dhe ky fakt vetvetiu i motivon futbollistët që të tregohen luanë në fushë. Shpresojmë të jemi në maksimumin tonë.dinamo

Kemi dy mungesa, por kontigjenti na jep besim. Dinamo ka një grup me kualitet. Na vjen keq për tifozët, të cilët nuk mund të jenë në stadium. Le të shohim përpara dhe me gjithë respektin për kundërshtarin, Dinamo është një klub që duhet të jetë në pozicion tjetër në renditje. Mendojmë vetëm për punën tonë dhe luajmë një futboll korrekt”, tha administratori Barushi.

KAMARATA – Kurse trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata, i cili nuk ka sot në dispozicion Boçin dhe Pontrelin për shkak kartonësh, u shpreh: “Gjithçka për ne ka shkuar mirë gjatë javës. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, me vlerësimin e një finaleje. Mungesat? Kemi lojtarë të tjerë gati për t’i zëvendësuar dhe besoj se do të fitojmë”.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"