Dinamo me mungesa të rëndësishme, ja si pritet të rreshtohen blutë kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 11:40

Dinamo me mungesa të rëndësishme, ja si pritet të rreshtohen blutë kundër Teutës

Teuta është një ndeshje që do të thotë shumë për Dinamon. Sfida që duhej të mbyllte fazën e tretë të kampionatit do të luhet të mërkurën, pas shtyrjes nga moti i keq pak javë më parë.dinamo

Një fitore e mundshme do të thotë 4-she për blutë dhe angazhimi është maksimal në kampin dinamovit për një tjetër trepikësh, pas atij të së shtunës së kaluar kundër Skënderbeut. Problemi është se në këtë sfidë stafi teknik ka disa mungesa të rëndësishme në sulm. Trajnerit Dritan Mehmeti i mungojnë dy titullarë, siç janë Luis Kaçorri dhe Lorenco Vila, kështu që të mërkurën duhet ta ribëjë sulmin.

KAÇORRI – Autori i golit të parë në fitoren 2-0 kundër Skënderbeut, Luis Kaçorri, u zëvendësua që në pjesën e parë në atë ndeshje për shkak dëmtimi. Ai duket se ka një tërheqje muskulore, që i mohon ndeshjen me Teutën, por ndoshta edhe atë me Kukësin në fundjavë. Lojtari ka nisur dje fazën e rikuperimit, pasi ka kryer edhe një eko, që ka konfirmuar dëmtimin. Kaçorri u dëmtua në momentin që shënoi golin dhe tentoi ta vazhdonte ndeshjen, por e kishte të pamundur. Ai është golashënuesi më i mirë i Dinamos deri tani, me 8 gola. Stafi teknik shpreson që të paktën ta ketë në Kukës në dispozicion sulmuesin, por do të jetë e vështirë.

VILA – Me kartonin e marrë në ndeshjen me Skënderbeun, Lorenco Vila ka plotësuar numrin 4-të të verdhave, kështu që është i skualifikuar për sfidën me ish-skuadrën e tij, së cilës i shënoi 2 gola në fazën e dytë. Durrsaku ka shënuar 6 gola në këtë kampionat për Dinamon. Ai mungon për herë të dytë në një ndeshje kampionati për shkak skualifikimi, pas kartonit të kuq të marrë kundër Partizanit, ku shënoi golin e fitores.

NDRYSHIMET – Në këto kushte, Dinamo ndryshon detyrimisht në sulm të mërkurën. Nga titullarët, të gatshëm janë Baton Zabërgja dhe Denison, që do të thotë se trajnerit Mehmeti i duhet të gjejë të paktën një lojtar “të ri” për sulmin. Ai zakonisht luan me 4 lojtarë përpara, kur janë të gatshëm të gjithë, por edhe me tre sulmues, siç bëri kundër Skënderbeut, pas daljes së Kaçorrit. Denison u spostua në qendër të sulmit dhe Qefalia kaloi pak më përpara, ndërsa mesfushës iu shtua Smaçi. Ky mund të jetë variant më i mundshëm edhe për ndeshjen e së mërkurës, megjithatë trajnerit Mehmeti i duhet të gjejë zëvendësuesin e Vilës në krahun e majtë. Në stol presin shansin e tyre lojtarë si Bardhi, Tusha, Tahiri, Bamba dhe Karamba. Nga të gjithë këta, vetëm Tahiri është sulmues qendre, por duket e vështirë që trajneri ta hedhë në fushë nga minuta e parë. Në qendër mund të luajë Denison, Zabërgja në njërin krah dhe në tjetrin ka një pikëpyetje.

MARKU – Në ndeshjen e fundit Dinamos i mungoi mbrojtësi Albion Marku për shkak dëmtimi. Ai është në dyshim edhe për të mërkurën, pasi koha është shumë e shkurtër. Në vend të tij luajti Jorgo Meksi, i cili u paraqit mirë dhe me siguri stafi teknik nuk do të nxitohet, nëse Marku nuk është ende 100% gati.

ytufytyu

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"