Didier Deshamp: Në futboll nuk ka vend për revansh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2016 | 9:02

Didier Deshamp: Në futboll nuk ka vend për revansh

“Franca nuk do ta ketë të lehtë kundër Irlandës, pasi ata luajnë me zemër”. Fjalët e komisarit teknik të Francës janë të qarta dhe tregojnë nivelin e vështirësisë së takimit që i pret sot të besuarit e tij në Lion.

1720724-36412845-2560-1440

Franca është e avantazhuar në duelin me Irlandën, pasi ka pasur tri ditë më shumë kohë se rivalja për të pushuar.

S’mund të them se nuk jemi të avantazhuar, por nga ana tjetër them se në një Europian me 24 ekipe të tilla gjëra priten. Sigurisht që nuk do të doja të isha në vend të Irlandës.

E keni studiuar Irlandën?

Do të kemi të bëjmë me një ekip që luan gjithçka në planin fizik. Ata kanë lojtarë të talentuar, pasi shumë prej tyre luajnë në Premier Ligë. Janë një ekip me shumë zemër që nuk dorëzohet deri në fund.

Sa rëndësi do të ketë fakti që ata duan të hakmerren për dorën e Hanrisë të 2009-ës?

Pothuajse zero. Nuk dua të dukem antipatik, por në futboll s’ka vend për revansh. Dy ekipe do të zbresin nesër (sot) në fushë për të shkruar një faqe të re të historisë së futbollit europian.

Keni punuar shumë me mbrojtjen për këtë duel?

Të them të drejtën nuk ka qenë nevoja, pasi lojtarët e mi janë sjellë mirë. Në tri ndeshje në grup kemi pësuar vetëm një gol, prandaj nuk kam përse të shqetësohem.

A është Koshielni një pikë e dobët e repartit defensiv?

Aspak. Ai ka treguar vlerat e tij edhe me Arsenalin. Ai është një mbrojtës i mirë. Ai gjithmonë ka pasur një rendiment konstant.

A ju ka bezdisur kondicioni i keq i disa fushave deri më tani?

Për të luajtur futboll të bukur duhen terrene të mira. Ky është thelbi i gjithçkaje. Në Francë e kemi harruar këtë fakt. Kemi ndërtuar stadiume të mëdha dhe të bukur, por i kemi lënë pas dore fushat. Nuk shkon kështu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"