“Dibala kërkon të jetë protagonist”, drejtori i Juventusit: Ju tregoj të ardhmen e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:47

“Dibala kërkon të jetë protagonist”, drejtori i Juventusit: Ju tregoj të ardhmen e Ronaldos

Juventusi u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti ditën e sotme me rezultatin 2-0 Kaljarin. Para sfidës së sotme, për “DAZN” foli drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi, i cili foli për përshtatjen e skuadrës dhe tregoi të ardhmen e Ronaldos.

Paratici.Juventus.2019.20.mascherina.750x450

“A përfundoi përshtatja e skuadrës? Unë mendoj se po. Ne jemi Juventusi dhe fitoren e kemi në ADN. Kemi ekip konkurrues dhe të gjithë jemi mësuar të fitojmë. Dibala është një lojtar i shkëlqyer dhe si gjithë lojtarët e mëdhenj edhe ai dëshiron të jetë protagonist. Ai ka pasur disa shqetësime me dëmtimet së fundmi, por po kthehet në formë të mirë.

Ronaldo? Unë mund t’u siguroj se e ardhmja e tij do të jetë te Juventusi. Ne nuk shqetësohemi nga thashethemet e merkatos.”, u shpreh Paratiçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"