Derbi me Erzenin në kampionat, Martini kërkon një Teutë cinike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2023 | 10:30

Derbi me Erzenin në kampionat, Martini kërkon një Teutë cinike

Teuta është prej javësh në vendin e fundit dhe ky pozicion në tabelë ka pasur jo pak ndikim tek ana psikologjike e skuadrës. Megjithatë, dy rezultatet pozitive me ekipet kryesuese si Egnatia dhe Partizani, treguan se skuadra ka mundësi për më tepër.

teuta

Sot “djemtë e detit” i pret derbi ndaj Erzenit, që do të luhet në stadiumin e Rrogozhinës. Trajneri Edi Martini nuk llogarit në këtë takim mesfushorin Asion Daja, i cili do të mungojë për shkak kartonësh.

Mirëpo, një problem madhor është edhe gjendja e mesfushorit tjetër titullar, Ledio Beqja, i cili la fushën i dëmtuar në takimin e fundit ndaj Egnatias. Situata e është drejt përmirësimit, por nuk ka garanci nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë kundër Erzenit.

Në seancën e djeshme, gjithçka nisi me një nxehje të lehtë, ku përgatitësi atletik, Mark Dodaj, vijoi më pas punën me futbollistët me disa ushtrime fizike. Skuadra u fokusua më pas te loja me top dhe konkretizimi para portës.

Trajneri Martini kërkon më shumë cinizëm nga lojtarët e tij, që kanë shpërdoruar raste pa fund për shënim në takimet e kaluara. Një problem më vete është edhe fakti që skuadra pëson shumë.

Z.QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"