Denoncime e akuza nga Brazili, Vini bëhet skandal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 10:34

Denoncime e akuza nga Brazili, Vini bëhet skandal

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë. Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi i Realit ka dërguar në prokurori pretendimet e tij për ofendime raciste në adresë të sulmuesit brazilian në ndeshjen kundër Valencias, si dhe akuza ndaj Atletikos së Madridit për fyerje raciste të tifozëve të këtij klubi kundër Viniciusit gjatë ndeshjes mes Atletikos dhe Interit!

Vinicius-Orban

Kjo është një histori e përsëritur me sulmuesin brazilian dhe me sa duket do të vijojë, duke rrezikuar të shkojë deri në një skandal me përmasa më të mëdha. Për më shumë që në lojë është përfshirë dhe presidenti i Brazilit, Luiz Injacio Lula. Ai iu referua të premten fyerjeve që futbollisti Vinicius ka marrë në Spanjë dhe kërkoi që “fanatikët racistë” ta respektojnë atë si qenie njerëzore.

“Ne shohim se çfarë ndodh me Vinin. Ata tifozë të sëmurë, racistë duhet të kuptojnë se ai nuk është një person me ngjyrë. Ai është një qenie njerëzore”, tha Lula në një eveniment të mbajtur në Porto Alegre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"