Dënimi nga UEFA, gazetari i “Sky Sport” zbulon premtimin e madh të Guardiolës para lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:20

Dënimi nga UEFA, gazetari i “Sky Sport” zbulon premtimin e madh të Guardiolës para lojtarëve

Vendimi i UEFA-s për të dënuar Mançester Sitin, me 2 vite mospjesëmarrje në Champions, tronditi klubin anglez dhe gjithë opinionin sportive. “Qytetarët” u dënuar për shkelje të rregullave financiare, ndërkohë që beteja ligjore do të vijojë në KAS.

skysports-pep-guardiola-manchester-city_4917908

Drejtuesit e Mançester Sitit, i kanë garantuar lojtarëve se ky vendim do të rrëzohet, ndërkohë që së fundmi, gazetari i Sky Sport”, Kaveh Solhekol, ka arritur të zbulojë edhe premtimin që Pep Guardiola ka bërë para ekipit. Kujtojmë që se fundmi për teknikun spanjoll kanë qarkulluar lajme, për një transferim të mundshëm te Juventusi.

Guardiola

“Në çfarëdo lige të jemi, unë do të mbetem këtu. Edhe nëse ata na çojnë në Ligën e Dytë, unë do të rri këtu. Ky është momenti për të qenë të bashkuar”, mësohet të jetë shprehur Pep Guardiola para futbollistëve, sipas gazetarit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"