Dënimi i Skënderbeut/ U shpresua tek amnistia, por UEFA nuk u kujtua për korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2023 | 22:40

Dënimi i Skënderbeut/ U shpresua tek amnistia, por UEFA nuk u kujtua për korçarët

Skënderbeu është klubi i vetëm në botë që ka marrë dënimin më ekzemplar për trukime ndeshjesh nga qeveria e futbollit. UEFA dënoi klubin korçar me 10 vite pezullim nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, si dhe 1 milion euro gjobë.

takaj

Skënderbeu apeloi çështjen në të gjitha shkallët e gjykimit, por nuk gjeti amnisti as në apelin e UEFAs, as në KAS-in e Lozanës dhe as në Gjykatën Federale. Në vitet e fundit është shpresuar nga klubi pas lobingut që ishte bërë në UEFA, se kjo e fundit do të bënte një amnisti. Pra, minimalisht të përgjysmonte dënimin dhe Skënderbeut t’i hapej drita jeshile.

Mirëpo, edhe kjo nuk ndodhi dhe tashmë në klubin korçar kanë humbur totalisht shpresat. Klubi duhet të presë katër vite tashmë që të shlyejë dënimin. Me një llogari të thjeshtë, viti 2027 e gjen Skënderbeun të pastër, edhe pse deri atëherë situatat mund të ndryshojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"