Dëmtimi i Salahut dhe futja e Bejlit, ja arsyet pse Reali e theu Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 15:53

Dëmtimi i Salahut dhe futja e Bejlit, ja arsyet pse Reali e theu Liverpulin

Në një ndeshje ku një portier bën dy gabime amatore dhe rezultati është 3-1, sigurisht që ai ka fajin kryesor në vendosjen e saj. Por gazeta spanjolle “AS” ka arritur gjithsesi që të bëjë një analizë në lidhje me atë që ndodhi në finalen e Kievit.

DËMTIMI I SALAH- Për aq kohë sa egjiptiani ishte në fushën e lojës, Liverpuli ishte një ekip i rrezikshëm dhe më i shpejtë në repartin e sulmit. Ai është njeriu i momentit te Liverpuli dhe largimi i tij i dha një goditje psikologjike skuadrës së Klopit. Edhe te Reali u dëmtua Karvahal, por ai nuk ka peshë kaq të madhe sa Salah te Liverpuli. Për më tepër Klop nuk ka një stol të pasur sa Reali.

Salah

BEMZENA OK- Karim Benzema ishte “basti” i fituar i trajnerit Zinedin Zidan. Ai ishte në pikëpyetje për këtë sfidë, por trajneri i besoi vendin e titullarit. Benzema bëri një ndeshje shumë të mirë dhe për më tepër shënoi golin e parë të ndeshjes. Ai luftoi me mbrojtjen e Liverpulit dhe zotëronte topin shumë herë për të ndihmuar ekipin që të dilte në sulm.

Benzema

ZËVENDËSIMI- Jashtë Isko dhe në fushë Bejl. Ky ishte momenti që vulosi finalen e Kievit. Mesfushori spanjoll bëri një ndeshje të mirë, por u mbulua rreptësisht nga Henderson dhe mesfushorët e tjerë të Liverpulit. Aktivizimi i Bejlit i dha më shumë forcë në sulm Realit dhe kjo bëri që mbrojtësi Robertson të mos avanconte më drejt sulmit sepse duhet të kujdesej për Bejlin. Ky i fundit shënoi menjëherë golin e avantazhit dhe nga ai moment madrilenët morën më shumë besim.

Bejl dhe Ronaldo

GAFAT- Dy gabime fatale në një finale janë shumë për t’u suportuar, për më tepër kur përballë është Reali i Madridit. Portieri Karius bëri diçka të pafalshme dhe pati peshën kryesore të rezultatit 3-1.

kariusss

VUAJTJE- Skuadra madrilene di të vuajë dhe është mësuar me ndeshje të tilla. Edhe atëherë kur ata janë në vështirësi, dinë të dalin të gjithë bashkë nga këto momente. Mbulojnë mirë njëri-tjetrin nga krahët, luftojnë në mbrojtje dhe bëjnë gjithçka për të mos pë- suar. Ashtu si ndaj Bajernit edhe me Liverpulin vuajtën të gjithë bashkë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"