“Demat” me laps e letër, dy titullarë rrezikojnë për shkak të kartonëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 11:55

“Demat” me laps e letër, dy titullarë rrezikojnë për shkak të kartonëve

Partizani do të luajë ndaj Teutës në “Niko Dovana” edhe me mendjen te ndeshja e radhës ndaj një rivali direkt si Egnatia.

partizani

Themi kështu, sepse janë dy lojtarë të të kuqve, të cilët duhet të kujdesen gjatë ndërhyrjeve të tyre për të mos u ndëshkuar me karton. Bëhet fjalë për dy lojtarë të rëndësishëm, Tedi Carën dhe Viktor da Silva, të cilët në ndeshjet e shkuara janë treguar vendimtarë në lojën e tyre.

Ata janë në kuotën e tre kartonëve të verdhë dhe mungesa e njërit prej tyre do të ishte pa dyshim një goditje e dhimbshme për trajnerin Kolela.

Ndërkohë, me dy karonë të verdhë Partizani ka një listë të gjatë prej plot shtatë lojtarësh. Të kuqtë i presin 10 ndeshje vendimtare, pasi janë në kuotë të barabartë pikësh me Tiranën dhe çdo pikë apo gol mund të ketë vlerë në bilancin e fundit. Ky është një nga kampionatet më të ethshëm të sezoneve të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"