Deliallisi: Barazimi nuk vlen më për Erzenin, tifozët të na mbështesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 9:24

Deliallisi: Barazimi nuk vlen më për Erzenin, tifozët të na mbështesin

Erzeni luan sot me Laçin në Rrogozhinë, në orën 14:00. Një ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të të Superiores dhe shumë e rëndësishme për të ekipet, që janë afër me pikë. Është një sfidë delikate mbijetese mes dy skuadrave që në të tria ndeshjet e mëparshme mes tyre kanë barazuar.

deliallisi

Në javën e parë të kampionatit ndeshja u mbyll 3-3, në fazën e dytë dhe të tretë rezultati ishte i njëjtë, 0- 0. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, e ka cilësuar ndeshjen e sotme si një nga nëntë finalet që duhen fituar. Sipas tij, barazimi nuk do të kishte asnjë vlerë. Trajneri Deliallisi u shpreh gjithashtu se tifozëria shijakase nuk duhet t’i humbasë shpresat për qëndrimin e ekipit të zemrës në Superiore.

“Laçi është një kundërshtar i vështirë dhe e vlerësojmë në maksimum, por edhe ata janë në një gjendje që nuk po u jep komoditet. Ndeshja që luajmë nesër (sot) për ne është një nga nëntë finalet që duhen fituar. Barazimi nuk ka asnjë vlerë, futemi në fushë vetëm për tri pikët. Përveç Peposhit, organika është e plotë dhe e shëndetshme. Kemi punuar shumë, si nga ana psikologjike, po ashtu dhe me atë tekniko-taktike, për të pasur mentalitet më të fortë dhe një formë fizike më të mirë. Tifozët shijakas duhet të besojnë te skuadra dhe të na mbështesin në këtë moment të vështirë të kampionatit, ndaj u kërkoj që të mbushin shkallët e stadiumit. Kemi nevojë për ta”, theksoi trajneri i Erzenit.

erz

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"