Deklarata e Jovanoviç, reagon Partizani: Akuza të pavërteta, largimi ishte…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 21, 2018 | 19:25

Deklarata e Jovanoviç, reagon Partizani: Akuza të pavërteta, largimi ishte…

Partizani ka reaguar në lidhje me deklaratët e ish-zëvendëstrajnerit serb Marko Jovanoviç, i cili akuzonte trajnerin Gega si të paaftë dhe nacionalistë. Serbi pretendon se ishte trajneri Gega ai që e largoi nga roli i video analistit.

marko jovanovic

Sipas klubit të kuq, vendimi për largimin e Jovanovic ka qenë i përbashkët i drejtuesve dhe trajnerit. Partizani hedh poshtë akuzat duke i cilësuar ato si të pavërteta.

REAGIMI I PARTIZANIT: 

Klubi sqaron në lidhje me deklaratat e dhëna nga ish pjestari i stafit teknik Marko Jovanoviç. Klubi bën të ditur se largimi i zotit Jovanoviç nga detyra video analistit, ishte një vendim i përbashkët i drejtuesve dhe trajnerit Gega. Klubi e falënderoi publikisht zotin Jovanoviç për punën gjatë qëndrimit 6 mujor si pjesë e stafit teknik të ekipit.

Por, klubi shpreh zhgënjim dhe indinjatë për deklaratat e nxituara, jo korrekte dhe jo profesionale të zotit Jovanoviç dhe i hedh poshtë ato, si të dyshimta dhe të pavërteta.

Me këtë rast, klubi konfirmon se trajneri Skënder Gega gëzon besimin e plotë të drejtuesve dhe të ekipit. Klubi e inkurajon trajnerin Gega të vazhdojë punën e nisur në zbatim të projektit për rikthimin e Partizanit në nivelet e kërkuara nga dashamirësit e tij të shumtë dhe arritjen e objektivave të vëna nga Klubi.





www.minuta90.com