“Dëgjuam tifozët që po festonin, por nuk e dinim rezultatin”, reagon kapiteni i Liverpul: Tani Champions-i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 20:20

“Dëgjuam tifozët që po festonin, por nuk e dinim rezultatin”, reagon kapiteni i Liverpul: Tani Champions-i…

Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, nuk e fsheh zhgënjimin që skuadra nuk u shpall dot kampione në një sezon që fitoi 92 pikë, por bën thirrje për ta hedhur sa më shpejt pas krahëve, sepse të shtunën është finalja e Champions-it.

henderson

“Ishte një pasdite e vështirë për ne. Nuk luajtëm shumë mirë. Ishim në disavantazh dhe kishte nervozizëm, por në fund e përmbysëm. Nuk e dinim rezultatin e Sitit. Dëgjonim tifozët që festonin, por nuk e dinim rezultatin. U përqendruam tek ajo që duhet të bënim. Kemi qenë më herët në këtë pozicion dhe është e vështirë të përqendrohesh kur dëgjon tifozët. Vazhduam të besojmë dhe fituam tri pikët, por nuk mjaftuan”.

Më pas ai shtoi: “Djemtë japin gjithçka deri në ditën e fundit. Nuk ka mbaruar ende. Kemi edhe një ndeshje. Urime Sitit, por tani fokusi është finalja me Realin. Duhet të jemi në ditën tonë më të mirë nëse duam të ngremë trofeun”, tha mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"