“Deda” trajner me letra, malazezët i lagin para ndeshjes. Njihuni me pikantet e Laçi-Iskra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2022 | 15:02

“Deda” trajner me letra, malazezët i lagin para ndeshjes. Njihuni me pikantet e Laçi-Iskra

“Elbasan Arena” nuk ishte në kushtet e veta më të mira, pasi ende stolat që u thyen në derbin PartizaniTirana, nuk ishin zëvendësuar. Një pamje e shëmtuar në një ndeshje europiane.

290105005_1703460286670099_7418128062406018897_n (16)

– Numri i tifozëve në stadium ishte shumë i ulët, ku nuk i kalonte 300 vetët. Një delegacion prej afro 30 tifozësh kishin mbërritur nga Mali i Zi për të përkrahur skuadrën e tyre.

– Në protokoll shënohej si trajneri i Iskrës Dervish Haxhiosmanoviç, ndërsa gjatë gjithë kohës në këmbë që jepte udhëzimet ishte Milivoj Novoviç, i cili me sa duket nuk ka licencën e duhur për të qenë trajner i parë në këto nivele. Haxhiosmanoviç ishte gjatë gjithë kohës i ulur në pankinë.

290373689_778942866615989_3506672295367108161_n (2)

– Për Laçin kishte shumë “ish” në tribuna, duke nisur nga ish-trajneri Ylber Zani. Më pas edhe lojtarët afrikanë, Abraham dhe Çarli, si edhe Rudolf Popa, të cilët mbështetën ish-skuadrën e tyre.

– Gjatë nxehmjes së skuadrës së Iskrës, ndizet impianti i vaditjes, i cili lag një pjesë të mirë të lojtarëve. Më pas ata largohen për në dhomat e zhveshjes, ndërsa një pjesë e lojtarëve të stolit vendosin ende të bëjnë nxehmje edhe kur ekipet hyjnë në fushë.

– Para startit të sfidës, njëra nga shtyllat mbajtëse të portës veriore kishte rënë dhe janë punëtorët e fushës ata që mundohen të rregullojnë diçka për të mos pasur probleme.

290434121_843491799948719_7098048375137865827_n (2)

– Para se të niste ndeshja, gjyqtari i katërt i kërkon stafit të Laçit që të largojnë bidonët e ujit nga vijat kufizuese të fushës.

– Në minutën e 15-të Shpëtim Duro dhe i gjithë stafi i Laçit tërbohen për një ndërhyrje të ashpër ndaj Mazrekajt dhe kërkojnë nga gjyqtari që të marrë masë ndëshkimore ndaj lojtarit malazez.

– Duro është i pakënaqur me disa lojtarë të tij, të cilët bëjnë shpesh gabime elementare, si gabime në pasime për shokët.

– Me veprimet e tij ndaj kundërshtarëve, duke i futur topin mes këmbëve, Mentor Mazrekaj bën trajnerin e miqve të tërbohet me lojtarët e tij, duke shfryrë dhe bërtitur ndaj tyre.

290703610_1183323575800278_3161981409230318801_n (2)

– Bluzat e Iskrës kishin një “defekt” në këtë përballje, pasi numrat e shënuar nuk dalloheshin qartë.

– Në minutën e 66-të Laçi pretendon për penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Akiniemit, por gjyqtari vazhdon lojën. Në pankinën laçiane çohen në këmbë dhe kërkojnë llogari, ndërsa trajneri mik bën me duar që nuk ishte 11-metërsh.

– Me kalimin e minutave malazezët vonojnë lojën, çka sjell irritimin e laçianëve. Për të qetësuar gjakrat mendon gjyqtari që bën me shenjë nga kronometri, duke nënkuptuar se gjithçka do ta shtojë në fund.

– Mesfushori i Laçit, Sebastjan Spahiu, del i dëmtuar nga fusha e lojës në minutën e 73-të. U desh ndihma e stafit mjekësor për ta mbajtur nga krahët që të largohej drejt pankinës. – Në fund të ndeshjes, presidenti i Laçit, Pashk Laska, tregon “fair play” dhe shkon e takon jashtë stadiumit një pjesë të stafit mik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"