Debuton me fitore, Selmani: I merituam 3 pikët përballë Partizanit, synimi ynë është Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 21:35

Debuton me fitore, Selmani: I merituam 3 pikët përballë Partizanit, synimi ynë është Europa

Portieri Gentjan Selmani ka debutuar sot kundër Partizanit dhe arriti të mbronte mirë portën duke pësuar vetëm 1 gol. Pas sfidës ai u shpreh se do të punoj fort për të ndihmuar ekipin të shkojë në Kupat e Europës.

6120

“Ekipin e kam gjetur shumë mirë në harmoni për shkak edhe të fitoreve në Laç, kjo fitore ishte e rëndësishme, ekipi tregoi karakter edhe pse të dyja dhanë shumë në fushë por ne e merituam fitoren. Do mundohem ta ndihmoj ekipin, për mua ishte një kthim mbrapa nga një kampionat i huaj falënderoj dhe presidentin Laska pasi këtu jam rritur, ai më ka hapur dyert i pari dhe nuk ja vlente që unë  të shkoja diku tjetër pa marrë konfirmimin e tij dhe shpresoj që unë dhe Mario duke punuar fort të ndihmojmë ekipin për të arritur objektivat. Nga biseda me presidentin thamë të qëndrojmë me këmbë në tokë, ti marrim ndeshjet me radhë, por objektivi ynë kryesor është Europa, por duhet shumë vazhdimësi, punë dhe pak fat. Laçi gjithmonë ka qenë një ekip kompetitiv, me çuna që luajnë me dëshirë dhe japin maksimumin dhe kemi objektivin si gjithmonë, Europën dhe shpresojmë të luajmë mirë deri në fund”,  u shpreh Selmani gjatë një prononcimi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"