Debushi sinjal Interit: Dua të largohem nga Lila

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 13:40

Debushi sinjal Interit: Dua të largohem nga Lila

Presidenti i Interit, Masimo Morati, i ka dhënë OK-in e tij drejtorit sportiv të zikaltërve, Marko Branka, për të marrë nga skuadra franceze e Lilës mbrojtësin e përfaqësueses transalpine, Matie Debushi. Edhe vetë lojtari francez nga ana e tij duket se po kërkon me këmbëngulje largimin nga Lila. I intervistuar nga mediat franceze, Debushi ka deklaruar: “Nuk dua të flas ende për të ardhmen time. Më mjaftoi të dëgjoja fjalët e presidentit, i cili ka thënë që kishte dëshirë të më shiste. Merkatoja në Francë mbyllet më datë 4 shtator dhe për sa më përket e kam shprehur qartë dëshirën për t’u larguar dhe tani jam në pritje se çfarë do të ndodhë”. Lojtari është ndjekur gjatë në merkato nga klubi zikaltër, por tratativa mes tij edhe Interit ishte pranë sfumimit për shkak të pretendimeve të larta që kërkonte Lila. Deklarata e mbrojtësit duke se ka rindezur edhe një herë shpresat e klubit italian, i cili tek Interi do të zëvendësojë brazilianin Maikon, që është me “valixhen në dorë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"